Tipare etno-kulturore

Kalabardha është njësi etno-gjeografike më vete ose thënë ndryshe krahinë etno-gjeografike e trojeve shqiptare.

Si një njësi e tërë etno-gjeografike, Kalabardha dallohet për shumë tipare të njëjta ose gati të njëjta gjeografike, sidomos të kushteve natyrore, kulturore dhe në tërësi shpirtërore.

Tiparet etno-kulturore të përbashkëta janë kristalizuar te popullsia falë afërsisë shpirtërore dhe etosit, lidhjeve tradicionale dhe solidaritetit përgjatë ekzistencës, por edhe si rrjedhojë e ndarjeve administrative përgjatë historisë. Me lëvizjet e popullsisë dhe ardhjen e fiseve të tëra në fshatrat e Kalabardhës dhe me zhvillimet ekonomike-shoqërore kanë evoluar edhe tipare etno-kulturore në nënzona të krahinës.

Ardhja e familjeve dhe fiseve në Gjoricë e zonës përreth nga fshatrat në anën perëndimore të lumit Drini i Zi kanë ndikuar në përafrimin e disa tipareve etno-kulturore të kësaj zone, duke krijuar edhe një mikrokrahinë si Gryka e Vogël.

Jeta gati njëshekullore e ndarjes së fshatrave të Kalabardhës në dy vende me rrugë jo të njëjta zhvillimi, Shqipërisë dhe ish-Jugosllavisë, kanë përcaktuar edhe ndryshime në tiparet sociale dhe ekonomike.

Gjithsesi këto nënndarje nuk e cenojnë tërësinë e këtij uniteti regjional etno-gjeografike.

Traditat, zakonet, elementet etnografike të përbashkët, si dhe ruajtja e traditës në lidhjet martesore brenda saj, forcojnë mendimin e funksionimit të saj si një e tërë. Kështu, popullsia e Kalabardhës i përket rajonit etnik të Dibrës, e cila nuk ka dallim të dukshëm as në tradita, as në dialekt dhe as veshjen me popullsinë dibrane.

Traditat, zakonet, elementet etnografike të përbashkët, si dhe ruajtja e traditës në lidhjet martesore brenda saj, forcojnë mendimin e funksionimit të saj si një e tërë. Kështu, popullsia e Kalabardhës i përket rajonit etnik të Dibrës, e cila nuk ka dallim të dukshëm as në tradita, as në dialekt dhe as veshjen me popullsinë dibrane.

Gjuha e kalabardhasve, gjuha jonë amë, pavarësisht nga e folura në disa fshatra e zhargonit sllav, është gjuha shqipe, “gjuha e Zotit”, gjuha e bukur e të parëve tanë, e ilirëve, që e flasim pastër e bukur. Nga theksi letrar i gjuhës na dallojnë shpesh njerëzit që jemi nga Kalabardha.

Popullsia e Kalabardhës mbart cilësi brilante të natyrës e karakterit, trashëgimi e të parëve të tyre iliro-arbëror.

Ajo shquhet për vlerat e saj të larta humane, dashurinë njerëzore, pastërtinë shpirtërore dhe mirësinë. Ata e kanë dashur dhe e duan njëri-tjetrin. Nuk njohin dallime raciale a fetare, nuk e njohin ligësinë, mllefin, egoizmin. Myslimanë e të krishterë janë një, se kanë një gjak, atë arbëror, të kastriotëve, sikurse treva e Dibrës. Kanë jetesë harmonike mes tyre, se janë vëllezër. Ajo ka mbajtur gjallë ndër shekuj traditat kreshnike të hershme: bujarinë, besnikërinë, mikpritjen, trimërinë, solidaritetin vëllazëror.

Kalabardhasit ka mbajtur gjallë ndër shekuj traditat kreshnike të hershme: bujarinë, besnikërinë, mikpritjen, trimërinë, solidaritetin vëllazëror.

ata e duan jetën, ndeshen me guxim në sfidat e saj dhe janë optimistë; e duan dhe e çmojnë punën si nder dhe burim jetese; janë dashamirë e vullnetmirë për paqe e vëllazërim; e duan dijen, kulturën dhe përparimin; janë patriotë të vërtetë dhe e duan atdheun e lirinë.

Kanë qenë të lidhur me gjithë zemër mbas ndjenjës kombëtare, dashurinë për familjen dhe vendin e vet. Kanë ndjekur zakonet e traditat e të parëve të tyre. Nuk janë kthyer asnjëherë nga fryn era. Gjatë bisedave me banorë të fshatrave të Kalabardhës që takuam gjatë udhëtimit tonë, por edhe të shumë kalabërësve që jetojnë nëpër qytetet e Shqipërisë, e forcuam bindjen se kalabërësit janë të lidhur shpirtërisht me vendlindjen e tyre dhe ndihen krenarë për këtë, kudo që janë. Kalabardha ka pasur përherë “për zot njerëz me zemër e trup prej guri”. Këto tipare të mirënjohura të kalabërësve janë pasuri e vyer e vlerave të larta shqiptare.