- -0001Periudha Ilire
Kalabardha përbën një trevë të trungut iliro-arbëresh-shqiptar, që dëshmohet nga gjetjet arkeologjike në vendbanimet e saj dhe të dhënat historike. Ajo ndodhet pothuaj në qendër të trojeve të lashta shqiptare. Kalabardha është trualli i fisit ilir të Penestëve, që banonin në luginën e sipërme të Drinit të Zi. Një pjesë e qytezave dhe kështjellave të Kalabardhës janë të kohës së penestëve.
- Mesjeta e Hershme1300
Zhvillimet ekonomiko-politike nga Mesjeta kanë diktuar shpesh përafrim të etnokulturës së shumë fshatrave apo të zonave përreth me atë të krahinës së Kalabardhës. Hulumtuesit kanë mendime të ndryshme për shtrirjen e Kalabardhës.
- 1273Sundimi i Gropajve
Periudha e sundimit të Gropajve, siç duket, ndikoi shumë në kristalizimin e traditës së etno-kulturore të zonës, e cila vijoi më tej me periudhën e Kastriotëve, duke dalë kështu me tipare të dallueshme etno-kulturore si krahinë
- Arberia1190
Kalabardha ishte brenda territorit të shtetit të Arbrit. Në shekujt 13-14-të ajo ishte nën zotërimin e fisit arbëror të Gropajve, hapësirën e të cilit Milan Shuflai e përcakton jashtë kufijve të shtirjes së Perandorisë Bizantine, kufiri perëndimor i së cilës kalonte nga liqeni i Ohrit përgjatë kurrizit të vargmaleve Shogovë - mali i Korabit. Gjatë shekujve 14-15-të Kalabardha ishte nën administrimin e fisit të Kastriotëve.
- 1467Shtrirja gjeografike
Shtrirja gjeografike e Krahinës dokumentohet për herë të parë në defterin osman të vitit 1467, emëruar Vilajeti i Kalabardhës. Në 51 fshatrat e saj bënin pjesë edhe fshatrat: Gjoricë, Çerenec, Viçisht, Tërbaç, Miresh, Otishan, Xhepisht, Manastirec, Drenok, Modriç, Lukovë, Preskupshtinë, Nerez, Bigor, Jablanicë, Mallakastra, Lubaleshi, Smollnik, Tërnovë, Sopot, Strikçan, Zerqan, Bulqizë.
- Ndarja e padrejtë1913
Hapësira e Kalabardhës shtrihet sot
në pjesën lindore të Shqipërisë dhe në pjesën perëndimore të Maqedonisë së Veriut për shkak të ndarjes së padrejtë të fuqive të mëdha në Londër në vitin 1913.
Shtrirja administrative dhe nuk është e lidhur domosdoshmërisht me veçoritë etno-kulturore të popullsisë, pavarësisht afrisë së dukshme. Se pushtuesit janë përpjekur me ndarje administrative të krijojnë edhe përçarje brenda krahinës etno-kulturore të Kalabardhës, sikurse ka qenë Drinkolli, nahije, një krijesë administrative e Perandorisë Osmane. Edhe autorë maqedonas përfshijnë në vilajetin e Kalabardhës fshatrat në afërsi të Kështjellës së Koxhaxhikut. Gjithsesi, shtrirja gjeografike e Krahinës ka evoluar përgjatë rrjedhave të historisë, duke krijuar mikrokrahina si Gryka e Vogël.
Shtrirja e krahinës së Kalabardhës duhet parë mbi atë që i përbashkon fshatrat e popullsinë, mbi etnokulturën e saj, sesa mbi ndarjet administrative përgjatë historisë.
Mbi bazën etno-kulturore, mbështetur në njohjen e realitetit historik dhe traditave, zakoneve e elementeve etnografike, Kalabardha shtrihet në veri deri në kryqëzimin e lumit Drin i Zi me zallin e Zerqanit (Bulqizës), përfshi fushën e Gjoricës; si kufi lindor shërben lumi Drini i Zi, i cili e ndanë atë nga malësia e Kërçovës; në juglindje shtrihet deri në pellgun e Liqenit të Ohrit (i Sulmidit), ku popullsia në këtë pellg ka pasur një jetë të begatë falë depozitimeve pjellore të shtresëzuara në shekuj, e lehtësuar edhe nga klima kontinentale; në jug shtrihet deri në luginën e përroit të Llangës; në perëndim arrin deri tek shpatet e malit të Kaptinës.

Kalabardha kufizohet nga mali i Lunikut (1627.6 m), mali i Mirakës (1761.3 m), mali i Jablanicës (1973 m) dhe mali Guri i Zi (maja e Zezë, 2268.6 m) në jug, faqes veriore të maleve të Belicës – fut brenda Jablanicën – pret Drinin e Zi, përgjatë luginës së lumit Drini i Zi në lindje, kryqëzimi i lumit Drin i Zi me zallin e Bulqizës dhe kryqëzimi i zallit të Okshtunit me zallin e Bulqizës në veri, mali i Gllobocicës (1402.6 m), mali i Kolibit (1784.0 m), i mali i Kaptinës (1870.6 m), mali i Shulicës (1556 m) dhe mali i Gurit (1825.4 m) në perëndim.
Brenda këtyre kufijve prej 108 km, Kalabardha ka një sipërfaqe të përgjithshme rreth 624 km2. Hapësira arrin gjerësinë më të madhe perëndim-lindje, në pjesën qendrore mali i Kaptinës, në perëndim deri në lumin Drini i Zi në lindje, me 24 km, ndërsa në drejtim të veriut ai vjen duke u ngushtuar pikërisht midis fshatit Çerenec i Poshtëm dhe Gjoricë e Poshtme; gjatësia maksimale jug-veri arrin 34 km nga mali Guri i Zi në jug deri në pikëtakimin e lumit Drin i Zi me zallin e Bulqizës në veri.

Pjesa lindore e Kalabardhës është kryesisht prej gëlqerorësh të mesozoit, ndërsa ajo perëndimore prej flishit paleologjik. Ka tiparet e një pllaje me lartësi 1000-1200 m, sidomos gjysma lindore e rrethuar prej malesh të larta, me dukuri të shumta karstike, sidomos me gropa dhe fusha karstike me madhësi të ndryshme.
Malet më kryesorë janë: i Kaptinës, i Gurrit, i Zyli, i Mirakës, i Draganit, i Jablanicës, i Kallkanit, Varri i Marikës, Guri i Zi, i Guri i Shqipes (Raduçi), i Veternikut, i Vrabiçit etj. Fushat më kryesoret janë: e Klenjës, Fushë Studa, e Kuçovës, e Letmit, e Pervallit, e Lladimericës, e Gjoricës etj., që ndahen midis tyre prej malesh me lartësi 1 500-1 800 m.

Territori i krahinës së Kalabardhës shtrihet në të dy anët e kufirit politik të Republikës së Shqipërisë dhe të Republikës së Maqedonisë (së Veriut), që në vitin 1913. Kalabardha përbëhet nga 49 fshatra dhe jeton një popullsi rreth 16 500 banorë. Në territorin e shtetit Shqiptar sot gjenden 37 fshatra: Llanga, Fushë Studa, Zabzuni, Borova, Sebishti, Prodani, Okshtuni i Madh, Okshtuni i Vogël, Muglica, Stebleva, Klenja, Gjinoveci, Trebishti, Vërnica, Ostreni i Vogël, Tuçepi, Lladimerica, Pasinka, Mireshi, Sërpetova, Tërbaçi, Golevishti, Viçishti, Çereneci i Sipërm, Çereneci i Poshtëm, Gjorica e Sipërme, Gjorica e Poshtme, Lubaleshi, Izvira, Radoveshi, Ostreni i Madh, Orzhanova, Lejçani, Kojaveci, Oreshnja, Tërnova dhe Smollniku. Dikur kanë ekzistuar si fshatra më vete Mallkastra, Kosovaci, Zaborgje, Trebisht-Muçina, Trebisht-Balaj dhe Trebisht-Çelebia, por që u janë bashkuar fshatrave përkatës. Fshatrat Eglenikë dhe Dërstilë nuk ekzistojnë të paktën që prej shekullit të 19-të. Jashtë kufirit shtetëror, në territorin e shtetit Maqedon, sot gjenden 12 fshatra: Labunishta, Boroveci, Jablanica, Llakaica, Bezova, Piskupshtina, Nerezi, Lukova, Modriçi, Drenoku, Xhepishti dhe Hotishani. Deri para disa dekadash ka ekzistuar edhe fshati Manastirec.