Kalabardhë
Shoqata Atdhetare “Hazis Lila”
Tiparet Etno-kulturore
Popullsia e Kalabardhës mbart cilësi brilante të natyrës e karakterit, trashëgimi e të parëve të tyre iliro-arbëror.
Shtrirja e Kalabardhës
Kalabardha bën pjesë në krahinën e Dibrës dhe shtrihet në jug të saj.

Ajo është njësi unike territoriale shqiptare në pikëpamje gjeografike, ekonomike dhe etnografike, pavarësisht ndarjes të padrejtë politike nga Fuqitë e Mëdha në Londër në 1913. Hapësira e Kalabardhës shtrihet sot në pjesën lindore të Shqipërisë dhe në pjesën perëndimore të Maqedonisë së Veriut.

Hartë e krijuar nga Kadri Dauti, Tirane 2020